HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Zbulohet blofi i radhës i Sali Berishës me studentin digjital të Elbasanit

VIDEO/ Zbulohet blofi i radhës i Sali Berishës me studentin digjital të Elbasanit

“Greve e pergjithshme e studenteve te Shqiperise! Unversiteti i Elbasanit ne proteste dhe greve!

Lexoni mesazhin e studentit dixhital! sb Jam student ne elbasan.

Sot studentet e Elbasanit do jene ne proteste dhe bojkot perkunder kercenimeve te shumta qe po u vijne studenteve dhe pedagogve.

Doja te ju vija ne dijeni per kte gje ju faleminderit dhe ju pershendes”.

Kështu shkruante Sali Berisha mëngjesin e sotëm, ndërkohë që postoi edhe një video. Por, gjithçka ka qenë një mashtrim.

Video është bërë 3-4 javë më përpara, ndërkohë që këtë të hënë, studentët e Elbasanit kanë qenë në Fakultetet e tyre.

Kjo gjë vërtetohet edhe nga deklarata e një prej organizatorëve të protestës së Elbasanit dhe që shfaqet në videon e postuar nga Berisha, i cili nxjerr bllof ish-kryeministrin./TemA