HomeAktualitet

VIDEO/ Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

VIDEO/ Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

Presidenti i Ukrainës, Volodim Zelenski, nuk ka vonuar të bëjë komentet e para të mbledhjes dramatike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është kthyer në një gjyq global kundër Rusisë.

Kjo seancë po drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pasur një përplasje me diplomatin rus në OKB.

Zelensky, në një postim në faqen e tij në rrjetin X(twitter), shkruan: “I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.

Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”.

Këtë e shoqëron edhe me videon përkatëse.

https://twitter.com/i/status/1704525996076994978