HomeAktualitet

VIDEO+FOTO/ Kryeministri Rama “i dashuruar” pas Instagram-it. Ja çfarë ka bërë ai gjatë 3 ditëve të fundit

VIDEO+FOTO/ Kryeministri Rama “i dashuruar” pas Instagram-it. Ja çfarë ka bërë ai gjatë 3 ditëve të fundit

Mediat e reja janë një mjet i jashtëzakonshëm komunikimi dhe shumë në modë.

Sot, media sociale më e përdorur është Instagram dhe jo Facebook. Aty hidhen foto e video pafund, por edhe insta-story.

E nuk mund të mungonte në këtë rrjet social edhe Edi Rama, njeriu që na ka rënë përherë në sy për mënyrën se si i përdor risitë për të komunikuar më qytetarët.

Ditët e fundit, Rama ka marrë telefonin dhe mesa duket ka vendisur ti thotë ‘PO’ instagramit, duke sjellë video dhe foto nga kudo ndodhej.

Në foton e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, Rama i akomoduar në sendilen e trenit, duke mos e ndarë për asnjë çast telefonin nga dora duket se ka rënë “preh” e rrjetit virtual më ‘cool’ të momentit.

Fillimisht Rama ka shpërndarë një video në instagram me mbishkrimin “nga Londra në Bruksel”,- #RrugëspërSamitineNatos.

Me telefon drejtuar nga xhamat e trenit Rama paraqet reflektimin e tij shfaqur në ‘bardhë e zi’, e me orë e shkrim ngjryë violetë të mbivendosur sipër fotos, një dëshmi kjo e mesazheve të veçanta që kryeministri përcjell për ndjekësit e tij.

Mirëpo, nuk mbaron këtu!

Të gjithë aktivitetin e tij në Samitin e Natos, Rama ka zgjedhur ta shpërndajë në insta-story, duke postuar foto e video të alternuara me përshkrime plot ngjyra, duke e kthyer kështu instagramin në një telajo virtuale, ku arti nuk mund të ndahej për asnjë çast nga përditshmëria e tij politike.