HomeAktualitet

“Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re”! Edi Rama jep lajmin e mirë : Nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme! (Video)

“Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re”! Edi Rama jep lajmin e mirë : Nënshkruam dy marrëveshje të rëndësishme! (Video)

Me anë të një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar videon nga takimi në Spanjë të zhvilluar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez.

Rama bën me dije se janë nënshkruar dy marrëveshje mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe për Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.

“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957

***Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.