HomeAktualitet

Vjen fjala e fundit e kryeministrit që “vulos” gjithçka: A do të hiqen taksat e karburanteve dhe a do rritet çmimi i energjisë? Rama jep përgjigjen finale

Vjen fjala e fundit e kryeministrit që “vulos” gjithçka: A do të hiqen taksat e karburanteve dhe a do rritet çmimi i energjisë? Rama jep përgjigjen finale

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një lidhje live në Facebook për të shpjeguar detaje të asaj që ai e quajti “Paketa e Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve.

Rama ka dhënë edhe fjalën e fundit, ku ka deklaruar se taksat e naftës nuk do të hiqen.

“Kë komunizëm do të ulin poshtë këta njerëz? Akuzojnë qeverinë kur as jelekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin, është shumë më e lartë atje. Nuk dalin! Ta shgarravisësh sot Shqipërinë, kur gjithë protestuesit e botës, duhet të mos kesh as minimunimin e moralit me kombin, në krahasim me ata që janë reshtuar me ata që po luftojnë.

Taksat e naftës nuk do të hiqen, dhe për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Po ashtu edhe çmimi i energjisë nuk do të rritet”, u shpreh kryeministri i vendit Edi Rama.