HomeAktualitet

Vlonjati i zhdukur në det, zbulohet motori i ujit në Mal të Zi/ Familjarët kërkime me helikopter

Vlonjati i zhdukur në det, zbulohet motori i ujit në Mal të Zi/ Familjarët kërkime me helikopter

Gjendet motori i detit që dyshohet se u përdor nga 32 vjeçari Santo Ymeraj i cili rezulton i humbur që prej natës të së premtes, pra prej gjashtë ditësh.

Motori i detit është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjaret e 32 vjeçarit në Budva të Malit të Zi.

Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budves dhe sipas familjërve motorri ishte gjysëm i mbytur dhe vetëm pjesa e parë ishte mbi ujë.

Motori është verfifikuar nga vetë familjarët nga ngjyra e bardhe dhe disa shenja të tjera.

Ndërkohë që edhe diten e sotme kanë vijuar kerkimet për gjetjen e trupit te 32 vjeçarit nga familjarët me mjete detare tip gomone si dhe një helikopter që e kanë marrë me qira vetë familjarët, por deri tani nuk asnjë gjurmë nga Sato Ymeraj.