HomeAktualitetDebat

Voltana Ademi bëri “paqe” me qeverinë, revoltohet Paloku: Këta kryetarë të PD që refuzojnë ‘Foltoren’ dhe rreshtohen në takimet e Ramës e Ballës, nuk e meritojnë…

Voltana Ademi bëri “paqe” me qeverinë, revoltohet Paloku: Këta kryetarë të PD që refuzojnë ‘Foltoren’ dhe rreshtohen në takimet e Ramës e Ballës, nuk e meritojnë…

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryetarët e degëve të PD, apo ish-kryebashkiakët, të cilët marrin pjesë në takimet e Edi Ramës apo Taulant Ballës.

Paloka shkruan në Facebook se drejtuesit e PD refuzojnë të shkojnë te ‘Foltorja’ por rreshtohen te takimet e Ramës e Ballës.

Këta kryetarë partie apo kryetarë bashkie, shkruan Paloka, nuk përfaqësojnë demokratët.

Postimi i plotë:

Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës.

Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në ‘Foltoret’ e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët!