HomeAktualitetDebat

“Vota për PD, është votë për Ilir Metën”! Balla: Bie dakord me Bashën vetëm në një gjë, që “LSI duhet çuar për skrap”!

“Vota për PD, është votë për Ilir Metën”! Balla: Bie dakord me Bashën vetëm në një gjë, që “LSI duhet çuar për skrap”!

Taulant Balla u tregua i ashpër mbrëmjen e së premtes me Lëvizjen Socialiste për Integrim teksa nuk mungoi as ironia me PD.

Në studion e emisionit “Java ën RTSH” numri dy i socialistëve tha se në 25 Prill vota e demokratevë do të shkojë për Ilir Metën.

Madje Balla citoi edhe deklaratat e para tri viteve të Bashës, i cili sot LSI-në e ka aleaten kryesore.

“E vetmja gjë që bie dakord me Lulzim Bashën është thënia e tij se LSI është një parti që duhet çuar për skrap.

Kjo SHPK është krijuar jo mbi bazën e një ideologjie, por mbi bazën e një ekipi interesash.

Nuk është model i Europës që bashkëshorti është President dhe bashkëshortja është në parti opozitare.

Demokratët duhet ta kuptojnë se çdo votë për Lulzim Bashën është votë për Ilir Metën“, tha Balla.