HomeAktualitetDebat

Votimi për Drejtorin e RTSH-së i pavlefshëm dhe i paligjshem: Ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues

Votimi për Drejtorin e RTSH-së i pavlefshëm dhe i paligjshem: Ja dy shkeljet e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi sot procesin e zgjedhjes se Drejtorit te Përgjithshëm te RTSH-së.

Por në mbledhjen e sotme anëtarët e Këshillit, në kundërshtim me ligjin për mediet audiovizive dhe të statutit të Radio

Televizionit Shqiptar kryen një votim pa diskutuar kriteret qe ploteson ose jo secili kandidat!
Sipas juristëve kjo e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri te kufizuara, pa vertetuar CV e tij.

Nga ana tjetër votimi konsiderohet i paligjshëm e për rrjedhojë i pavlefshëm sepse eshte lejuar te votojë nje anetar qe gjendet jashte shtetit, konkretisht ne Vietnam, në një kohë që votimi ishte i fshehtë. Votimi online i këtij anëtari të Keshillit natyrisht zbuloi dhe sesi votoi ai prej Vietnamit.

Mjafton kjo paligjshmëri që i gjithë procesi të shpallet i pavlefshëm.

Kandidatët për postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar janë : Jetmir Shpuza, Laureta Roshi. Kliton Rama, Aurora Polo,Floriana Paskali, Eni Vasili Harilla Koçi, Enrik Mehmeti. Flamur Buçpapaj, Ermal Hoxha