HomeAktualitetKronike

Vrasja në ish-Bllok: Ish-komandoja Meviol Bilo fiton lirinë, dënohet me 4 vite e 8 muaj shërbim prove

Vrasja në ish-Bllok: Ish-komandoja Meviol Bilo fiton lirinë, dënohet me 4 vite e 8 muaj shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për Meviol Bilon, ish-komandoja i akuzuar për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018.

Bilo u dërgua për gjykim nën akuzën për plagosjen e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, ndaj shtetasit Elion Hato.

Kujtojmë se ish-komando i Forcave të Armatosura u dënua nga gjykata me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje.

Por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i Meviol Bilo u reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Edhe ky dënim i është konvertuar atij në shërbim prove.

Avokati i Bilos, Alban Bengasi, arriti të bindte gjykatën se klienti i tij kishte reaguar duke perdorur armën për shkak se i rrezikohej jeta.

Kështu nga sot, Bilo fiton lirinë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor 2018 në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, si dhe u plagosqn Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Prokuroria beson se krimi ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes dy grupeve në një lokal në ish-Bllok.