HomeAktualitetDebat

“Vrasje e mbetur në tentativë” apo goditje për shkak të detyrës nga deputetët e PD-së në Kuvend: Spiropalit i’u rrezikua jeta, autorët duhet të marrin dënimin e merituar…

“Vrasje e mbetur në tentativë” apo  goditje  për shkak të detyrës  nga deputetët e PD-së në Kuvend: Spiropalit i’u rrezikua jeta, autorët duhet të marrin dënimin e merituar…

Lidhur me aktet e dhunës nga PD-ja në seancën parlamentare të së hënës, ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe.

Ai ka kërkuar të merren masa, pasi përveç akteve të dhunës, deputetët e PD-së kanë hedhur edhe sende të forta drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Braçe ka kërkuar të merren masa pasi, sipas tij, kryeparlamentares i është rrezikuar jeta.

“Goditja e kryetares në atë farë mënyre i ka rrezikuar jetën. Është marrë jeta në mes të bulevardit, ashtu siç është marrë jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe. Ata nuk llogariten fare. Të qëllosh me sende të atij lloji rrezikon jetën e njerëzve.

Vënia në rrezik i jetës së njerëzve brenda sallës së Kuvendit është mesazhi më i poshtër. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Çfarë kuptimi ka të ndëshkohen ata jashtë salle dhe dhuna të mbizotërojë në këtë sallë?”, tha Braçe.