HomeBota

Vuajtjet të “trimërojnë”! Përsëri sot policia gjen 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në Belgjikë!

Vuajtjet të “trimërojnë”! Përsëri sot policia gjen 12 emigrantë në një kamion-frigorifer në Belgjikë!

12 emigrantë nga Siria dhe Sudani janë gjetur nga autoritetet kufitare në Belgjikë gjatë ditës së sotme, një javë pas ngjarjes së tmerrshme në Britani me 39 të vdekur.

Ata u morën nga policia dhe po mbahen nga Zyra e Emigrimit në Antuerp, sipas zëdhënëses së autoriteteve belge.

Shoferi nuk ishte në dijeni që ata kishin hyrë në kamion. Ai po transportonte fruta-perime dhe sapo vuri re emigrantët, njoftoi menjëherë policinë.
Ndërkohë, në Britani, shoferi nga Mbretëria e Bashkuar, që u arrestua pas vdekjes së 39 emigrantëve u akuzua nga prokuroria se ka 10 muaj që punon për një trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore.