Aleksandër Vuçiç ka akuzuar edhe Shqipërinë si të përfshirë në nxitjen e protestave për rrëzimin e tij nga pushteti.
Në një intervistë të fundit, presidenti serb i ka nisur fillimisht akuzat me Kroacinë, e më pas ka përmendur edhe Tiranën e Prishtinën. “Shumë njerëz që dilnin në rrugë mbështeteshin nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale.
Ky nuk është një sekret i madh. Qartësisht kroatët rezultojnë shumë të përfshirë në protestat e dhunshme që ndodhën tek ne. Për fat të keq ata po fshehin kriminelë të rrezikshëm nga Serbia që akuzohen për krime të rënda. Po përmend vetëm një, sepse mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi në Prishtinë, Tiranë dhe disa qendra të tjera rajonale”.

