HomeAktualitet

Xhafa nxjerr nesër “ninxhat” që përgatiti FBI: Kjo është “Task-Forca” kundër krimit të organizuar

Xhafa nxjerr nesër “ninxhat” që përgatiti FBI: Kjo është “Task-Forca” kundër krimit të organizuar

Fatmir Xhafa nxjerr në aksion grupin prej 30 vetësh të task-forcës kundër krimit, që është përgatitur nga FBI e DEA për rreth një vit.

Ky grup special që ndryshe nga RENEA ka nw pwrbwrje më shumë informaticienë sesa snajperistë, e ka selinë pranë drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Bërthama pritet të nisë punën që ditën e nesërme, sipas dosjeve që tashmë janë përfunduar. Kjo strukturë pritet që javën e ardhshme të prezantohet dhe zyrtarisht nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pjesëtarët e këtij kontigjenti janë përzgjedhur me konkurs dhe kanë kaluar fazën paraprake të kontrollit të pasurisë dhe integritetit moral e profesional. /tesheshi.com/