HomeAktualitetKronike

Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, ja si nisi konflikti në Bulqizë

Xhelal Mziu rrahu zyrtarin pas takimit të PD, ja si nisi konflikti në Bulqizë

Zbardhen detaje nga konflikti në Bulqizë, ku kandidati i PD, Xhelal Mziu, së bashku me nipin e tij, rrahën një zyrtar.

Sherri ka nisur rreth orës 13:00 të datës pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren.

Pasi është mbyllur takimi elektoral, Xhelal Mziu me nipin e tij dhe disa persona të tjerë janë kthyer pranë ambienteve të jashtme të njësisë administrative Ostren.

Në këtë moment, jashtë ka qënë edhe Kalosh Murra i cili mban detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomike.

Në këtë moment, sipas policisë se Dibrës, Xhelal Mziu i është drejtuar me fjalët “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”

Kjo ka nxitur një debat mes tyre dhe të paktën sipas të dhënave që ka policia Xhelal Mziu e ka goditur me grusht Kalosh Murrën. Më pas ka ndërhyrë edhe nipi i Xhelal Mziut, Elson Mziu që po ashtu ka goditur Kalosh Murrën.