HomeBlog

“Xheloz pse Zoti krijoi njerëzinë, Shejtani krijoi LSI-në”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e papritur për Kryemadhin: 666 duhet t’i rrijë fiks doktor’rreshës!

“Xheloz pse Zoti krijoi njerëzinë, Shejtani krijoi LSI-në”! Juristi Romeo Kara del me reagimin e papritur për Kryemadhin: 666 duhet t’i rrijë fiks doktor’rreshës!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi dje numrin 6 të kësaj force në fletën e votimit, pas shortit të hedhur nga KQZ. Kryemadhi e lidhi me krijimin e botës dhe tha se edhe Zotit 6 ditë iu deshën për të krijuar njerëzimin.

Pas kësaj deklaratë të Kryemadhit ka ardhur reagimi ironik i juristit Romeo Kara, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se numri 6 i rri pak i vogël doktoreshës.

“Kjo shpjegon numrin 6 sipas terezise se saj, por kesaj gjashta i rri pak e vogel.

666 duhet t’i rrije fiks doktor’rreshes.”, shkruan juristi.

Ndërsa në një postim të dytë Romeo Kara shkruan: Xheloz pse Zoti krijoi njerezine, Shejtani krijoi LSI-në. Voto bandën Nr.6!