HomeKronike

Xhesi dhe Silva, dy shoqet që humbën jetën dje, shkak problematiku Arbër Tivari

Xhesi dhe Silva, dy shoqet që humbën jetën dje, shkak problematiku Arbër Tivari

Roxhesa Klironomi është e reja tjetër e cila ndërroi jetë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, bashkë me shoqen e saj Silva Gjergjin.

Të afërm të saj kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, për ndarjen nga jeta të 24-vjeçares.

Ajo po udhëtonte bashkë me Silva Gjergjin, e cila po ashtu ndërroi jetë. I vetmi i mbijetuar është shoferi, Arbër Tivari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Tivari njihej si problematik dhe i skeduar për vepra të ndryshme penale si vjedhje, drogë dhe armë.

Tivari dyshohet se ka qenë i dehur.