HomeAktualitetDebat

“Xhisiela”/ Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte dru për të shembur portën!

“Xhisiela”/ Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte dru për të shembur portën!

Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi tjetër në Twitte ka komentuar reagimet mbi dhunën e ushtruar nga djali i deputetit socialist.

Shefi i qeverisë u shpreh se opozita e “ka kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijon me yryshin e politikës së dëshpëruar”.

“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar.

Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë.

Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë.

Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin”, shkruan Rama.