HomeAktualitet

Xhisiela/ Rama i kthehet Bashës: Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj, po me kamerat si i bëhet… Apo po fle tani?

Xhisiela/ Rama i kthehet Bashës: Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj, po me kamerat si i bëhet… Apo po fle tani?

Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter pas komenteve të Bashës për rastin e Xhisielës.

“Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak! Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare”.

Postimi i plotë:

Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!

Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?