HomeAktualitet

“Xhisiela”, Rama: Lënda plasëse në shtëpinë e saj, në interesin e atyre që e dhunuan politikisht! Nëse Balla është në filmim, arrestojeni!

“Xhisiela”, Rama: Lënda plasëse në shtëpinë e saj, në interesin e atyre që e dhunuan politikisht! Nëse Balla është në filmim, arrestojeni!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur në Fushë-Krujë, ku iu vendos tritol gjyshit të Xhisiela Malokut

Kreu i qeverisë tha se kjo ngjarje u intereson vetëm atyre që dhunuan politikisht vajzën

“Mbrëmë, asaj vajze i është hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së të afërmve. Ajo vajzë u dhunua publikisht për ditë të tëra, ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta zbardhë deri në fund”, deklaroi Rama.

Sa i përket përfshirjes së Ballës në rastin e Xhisielës, Rama ka thënë se nëse ai rezulton të gjendet në ndonjë filmim, atëherë le të arrestohet.