HomeBlog

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Ylli Manjani: Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Në vend që hetimi penal të shërbejë për mbledhjen e provave në funksion të një akuze të qartë dhe të qëndrueshme, ai po shndërrohet – sipas Ylli Manjanit – në një instrument për degjenerim publik të personave përmes medias. Rrjedhje selektive informacioni, njoftime bombastike që zbehen me kalimin e ditëve dhe “prova” që nuk materializohen kurrë në dokumente zyrtare, krijojnë më shumë perceptim sesa drejtësi.

Sipas Manjanit, kur hetimi përdoret për të prodhuar lajme dhe për të ushqyer “gjyqe popullore”, ai humbet thelbin e tij kushtetues: mbledhjen e provave dhe ndërtimin e akuzës mbi fakte. Në këtë rast, ai flet për një “sindromë” të dukshme, e cila – sipas tij – jo vetëm që dëmton individët, por cenon vetë besueshmërinë e njësisë elitë të hetimit penal në vend.

Postimi i plotë:

Kështu ndodh kur hetimet nuk bëhen për të mbledhur prova, por për të bërë lajme e me to gjyqe popullore.

Nga hetimet për Ergys Agasin kemi këto momente të dyshimta gjatë hetimeve:

1. U tha se u gjet verë e shprenjtë 3 milionë Euro. Në fakt asnjë shishe e tillë nuk u sekuestrua.

2. U raportua se u sekuestrua autovetura në episodin e rrëmbimit të personit. Në fakt ata sekuesteuan autoveturën e dikujt tjetër, krejt pa lidhje me atë të supozuarën. Autovetura e sekuestruar gabim iu kthye pronarit.

3. U tha se ka marrë tendera te AKSH, por nuk del asnjë provë e tillë me dokumenta. Të paktën Avokati Haxhiaj e ka deklaruar këtë gjë disa herë.

4. Ende thonë se kanë video të gjetura në një server, por nuk e tregojnë burimin e tyre dhe nëse kanë video apo sekueca memorie fotografike. Edhe këto informacione vizive nuk po i përdorin për hetimet e çështjes, por si shantazh për vendimmarrje në çështje të tjera….

Nuk e di edhe sa gjëra të tjera duhet të ndodhin për të kuptuar se sa keq dhe shumë keq hetohet në këtë vend.

Hetohet me synim degjenerim të personave në media dhe jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare.

Te kjo çështje kjo sindromë është e dukshme. Në çështjet e tjera kjo është rutinë e maskuar disi më mirë…

Dhe kjo ndodh tek njësia elitë e hetimit penal në Shqipëri.

Kjo sindromë spjegon përse njësia elitë nuk ka kapur ende asnjë gram drogë, ndërkohë që ajo Policia “e korruptuar” e Shtetit kap rregullisht. Pra ndërkohë që “të korruptuarit” e policisë kapin drogë si provë të krimit, njësia elitë, heronjtë e kalamajve të Yurit, kapin llafe telefonash me të cilat mbushin dynjanë me lajme.

Hajde bye, bye!