HomeAktualitetDebat

Ylli Rakipi vë “me shpatulla pas muri” Kryemadhin: “Pse bëni sikur bllokoni rrugët”?!

Ylli Rakipi vë “me shpatulla pas muri” Kryemadhin: “Pse bëni sikur bllokoni rrugët”?!

Mbrëmjen e djeshme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në një lidhje direkte në emsionin “Të paekspozuarit”, ku po diksutohej në lidhje me protestat e opozitës.

Gazetari Ylli Rakipi ka vënë me “shpatulla pas muri” Monika Kryemadhin, në lidhje me protestat që ka zhvilluar opozita.

Rakipi i cilësoi protestat e opozitës teatrale, pasi sipas tij bllokojnë rrugë që kanë akse dytësore.

“Pse bëni sikur bllokoni rrugët? O fshiheni nga gazi ose duket se janë teatrale. Prandaj del ai në Lezhë pastaj edhe thotë “bëjmë turizëm protestash”, se ju gjeni e bllokoni ca rrugë që kanë akse dytësore”.-iu drejtua Ylli Rakipi, Monika Kryemadhit.

Ndërsa kjo e fundit, duke iu shmangur pyetjes së gazetarit Rakipi, tha se “Meqë Rama do turizëm, të rrijë me datë 11 te kryeministria”