HomeAktualitetDebat

Yuri Kim ultimatum Presidencës dhe Parlamentit: Nuk ka asnjë arsye që Gjyakata Kushtetuese mos të jetë funksionale

Yuri Kim ultimatum Presidencës dhe Parlamentit: Nuk ka asnjë arsye që Gjyakata Kushtetuese mos të jetë funksionale

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar në rrjetin social Twitter për KED.

Kim bën thirrje që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet menjëherë këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve Presidencë dhe Parlament.

Postimi i Yuri Kim

KED duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament.

Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë funksionale deri më 12/31. Eshtë çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.