HomeAktualitetKryesore

Yuri Kim zhvillon takimin e rëndësishëm një ditë para vendimit final për Reformën Zgjedhore

Yuri Kim zhvillon takimin e rëndësishëm një ditë para vendimit final për Reformën Zgjedhore

Ambasadorja amerikane Yuri Kim po zhvillon sot një takim të rëndësishëm. Kim ka shkuar sot tek kryesia e Kuvendit ku mësohet se do të takohet me kryetarin Gramoz Ruçi.

Nuk dihet se pse vjen ky takim, por tashmë edhe një ditë ka mbetur afati nga Kuvendi për draftin e Reformës Zgjedhore.

Pritet të shihet nëse këto dy ditë do të kalohet ose jo drafti nga Komisioni në Kuvend për t’u votuar. Parimisht në Këshillin Politik palët kanë rënë dakord duke kryer edhe konsensusin për KQZ-në.

Marrëveshja pritet të finalizohet me miratimin në Kuvend.

Yuri Kim zhvillon takimin e rëndësishëm një ditë para vendimit final për Reformën Zgjedhore