HomeBota

Zadira dhe Peresvet, armët e reja lazer të përdorura nga Rusia në Ukrainë

Zadira dhe Peresvet, armët e reja lazer të përdorura nga Rusia në Ukrainë

Në vijim të deklaratave dhe zhvillimeve në Ukrainë, po del në pah “një armë e re”. Zëvendës kryeministri rus Yuri Borisov ka njoftuar përdorimin e lazerit ‘Zadira’ në fushën e betejës.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë perëndimore, duke cituar zyrtarin e lartë rus. Arma transportohet me automjet, ka një rreze veprimi prej pesë kilometrash dhe mund të përdoret për të rrëzuar dronët.

Rusia si Shtetet e Bashkuara dhe Kina është përpjekur të zhvillojë sisteme të tilla. E para është ‘Peresvet’. I emërtuar pas një murgu legjendar ortodoks, i cili ishte protagonist i një dueli vdekjeprurës, ai ishte projektuar për të verbuar satelitët.

Vetë Vladimir Putin foli për të në vitin 2018, në një nga fjalimet kushtuar krijimit të armëve. Aparati i dytë është pikërisht Zadira, tashmë e transferuar në fushën e betejës.

Zëvendës kryeministri rus, saktësoi sakaq se sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Nizhny Novgorod. Ky i fundit, është një vend ku do të strehohej një qendër kërkimore bërthamore e rezervuar për qëllime lufte.

Dikur kjo zonë njihej si Arzamas 16. Që në ditët e para të konfliktit, udhëheqësi i Kremlin-it ka folur për mjetet jokonvencionale në dispozicion të ushtrisë. Megjithatë, jo të gjitha janë plotësisht funksionale dhe ka probleme teknike. Disa janë përdorur, si raketa hipersonike Kinzhal.