HomeAktualitet

Zbardhet misteri i zhdukjes së biznesmenit Davide Pecorelli, ja si e inskenoi ‘vdekjen’ e tij dhe kush e ndihmoi (ARSYEJA)

Zbardhet misteri i zhdukjes së biznesmenit Davide Pecorelli, ja si e inskenoi ‘vdekjen’ e tij dhe kush e ndihmoi (ARSYEJA)

Është zbardhur më në fund zhdukja e mistershme e biznesmenit italian Davide Pecorellit. Ai është gjetur dje i gjallë në një gomone në një ishull të Livornos, në Itali.

Nga raportimet e para thuhet se Pecorelli ka inskenuar vdekjen e tij me ndihmën e disa shqiptarëve kundrejt pagesës. Këtë e ka bërë me qëllim për të fituar siguracionin e jetës në Itali.

Skenar i mistershëm si në filma/ Biznesmeni Davide Pecorelli gjendet i gjallë 8 muaj pasi ishte deklaruar i vdekur, flet babai i tij dhe tregon kush ia dha lajmin: Do ta përqafoj fort, por pastaj do t’i shkul veshët!

Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune.

Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me disa sende personale dhe eshtrat, që në fakt nuk iu atribuuan kurrë atij.