Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “BalkanWeb” dosjen e b.andës së Avdylajve dhe fotot e tyre te b.urgu “313”, kur p.ërplasen me policinë. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Lala, zbulohen dhe k.ërcënimet që anëtarët e b.andës “Avdylaj” iu drejtojnë policëve. “BalkanWeb” sjell një pjesë të këtyre k.ërcënimeve me jetë, ku në një moment një anëtar i b.andës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i h.eqë qafe.
“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu h.eqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.
Një ditë më parë, gazatarja Lala raportoi për “BalkanWeb”, se drejtori i B.urgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të b.andës “Avdylaj”, pas sh.errit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.
Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të B.urgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.

