HomeAktualitetDebat

Zbardhet telefonata e Sali Berishës me Lulzim Bashën pas përjashtimit nga PD! Berisha në sulm: Basha duhet të mendonte më përpara dorëheqjen e tij

Zbardhet telefonata e Sali Berishës me Lulzim Bashën pas përjashtimit nga PD! Berisha në sulm: Basha duhet të mendonte më përpara dorëheqjen e tij

Sali Berisha nuk do të jetë në parlamentin e Shqipërisë pas 31 vitesh, dhe kjo falë një vendimi të papritur të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ai tha se i ka thënë Bashës se Shqipëria ka humbur.

“Shqipëria ka humbur. E tërë shoqëria ka humbur. Vetëm një forcë politike po qeveris vendin dhe mund të jetë opozitë e pavarur. Kam komunikuar me Bashën dhe i kam thënë këto që po iu them ju. Unë e dija që kishte presione, por se prisja që të merrte vendim personal”

Berisha tha se Lulzim Basha duhet të konsideronte më parë dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.
Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të një shoqërie të lirë, nuk mund ta marr.

Unë kuptoj presionin e madh dhe të jashtëzakonshëm që ka patur Lulzim Basha, por pavarësisht nga presioni mendoj se herë më parë do të konsideronte dorëheqjen e tij e se sa të dorëzonte sovranitetin e PD.

Ai nuk pranon kurrë një vendim që faktikisht, asgjëson forcën politike dhe opozitare të Partisë Demokratike. Për të marrë një vendim të tillë Lulzim Basha duhet të mblidhte kongresin e Partisë Demokratike për të ndryshuar statutin. Një vendim jashtë çdo loje dhe ligji.