HomeKronike

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit në 2020, SPAK lëshon 4 urdhërarreste! Porositës Aurel Hoxha, pronar i “Monopol” në Tiranë

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit në 2020, SPAK lëshon 4 urdhërarreste! Porositës Aurel Hoxha, pronar i “Monopol” në Tiranë

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020. Mësohet se janë lëshuar 4 urdhër arreste, njëri prej të cilëve është ekzekutuar. Porositësi dyshohet se është Aurel Hoxha, pronari i lokal Monopol, ku edhe janë ushtruar kontrolle nga FNSH. Dyshohet se i ka vrarë të vëllain më herët.

Kontrolle janë ushtruar edhe në qytete të tjera.

Klevis Lleshi, i riu nga Burrelli, u zhduk në gusht të vitit 2020, pa lënë asnjë gjurmë. Vetëm në shkurt të vitit 2023 hetuesit arritën të hedhin gjurmë mbi zhdukjen e tij. Ishin banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve të kryera nga Instituti i Policisë Shkencore, me anë të ADN-së u vërtetua që kemi të bëjmë me Klevis Lleshin.