HomeAktualitetKronike

Zbulohet e vërteta e vetflijimit të gazetarit të teorive konspirative Kastriot Myftaraj

Zbulohet  e vërteta e vetflijimit të gazetarit të teorive konspirative Kastriot Myftaraj

Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Mësohet se Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë kur ndodhi ngjarja, rreth orës 12: 30 në lagjen Ali Demi.

Nëna e tij nuk e ka ditur për aktin që kreu i biri, pasi ndodhej në dhomë tjetër, kur ai u hodh nga dritarja. Kanë qenë forcat e policisë ato që pasi kanë shkuar në banesë i kanë dhënë lajmin e hidhur.

Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje dhe dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket nuk ka mundur kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikologjike.