HomeDosja X

Zbulohet identiteti i A.H-së së Ilir Metës: Ka qenë “ushtar” i LSI-së

Zbulohet identiteti i A.H-së së Ilir Metës: Ka qenë “ushtar” i LSI-së

Ilir Meta ka disa ditë që për të kamufluar qënien e tij si spiun Sigurimi, me metoda tipike të shërbimit sekret po përdor dy iniciale si “mbrojtje të tij”. E kështu ka folur për një person me iniciale A.H.

Deklarata e Metës në Opinion

“Parlamenti nuk i çon as dokumentin që i ka çuar Petrit Vasilit. Sepse ky është avokat. Edhe autoriteti edhe Kuvendi sabotojnë një proces të rregullt ligjor. A.H është një person që i ishte premtuar që do bëhej kryetar i autoritetit dhe ishte një person tjetër që i ishte thënë që nëse nuk bëhesh drejtor autoriteti do bëhesh drejtor i SHISH-it.

Harroi të linte në dosje deklaratën e tij në ditën që është ndaluar ku ata i kanë nxjerrë denoncimet dhe përgjimet. Kjo rrëzon gjithçka. Bazuar mbi këtë dokument, që është i tij në atë kohë në prani të Sigurimit të Shtetit dhe i administruar nga ata, zotëria ka bërë kërkesë për korrigjimin e të dhënave. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë veprim ligjor. A.H. e dinë të gjithë. Është brenda autoritetit akoma. Kam një përgjigje. Unë çdo ditë kisha një Ilir Meta tjetër në klasë.

Ai vinte në shtëpinë time dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Nuk e kuptoj se çdo të thotë kjo pyetje. Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor. Ka futur provakator dhe ka dështuar. Nuk kam pranuar të bëhem anëtar i Partisë së Punës. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë për të hapur një deklaratë që unë e kam treguar është trilluar si një histori. U shtohet një emër nga mbrapa për të trilluar të gjithë historinë. Ka prova shkresore për këtë gjë. Sigurimi kur të bënte, i kanë treguar këtu”, tha Meta mbrëmë në opinion”.

Por personi që përmend Meta nuk është tjetër veccse Altin Hoxha, një kandidat për deputet i LSI-së, i emëruar nga kjo parti në autoritetin e dosjeve, dhe është emëruar në institucion në vitin 2015, me ndërhyrjen direkte të Baba Takut, që atëherë ishte eminenca gri e Ilir Metës.

TemA