HomeLifestyle

Zbulohet sekreti i fshehtë i Bush pas vdekjes

Zbulohet sekreti i fshehtë i Bush pas vdekjes

Gati një muaj pas vdekjes së ish presidentit amerikan George HR Bush, një organizatë bamirësie ka zbuluar shkëmbimin e fshehtë të ish-presidentit amerikan George HW Bush me një djalë filipinas të cilit Bush i pagoi arsimimin për një periudhe 10-vjeçare.

Bush ndihmoi për të financuar arsimimin dhe ushqimin e djalit filipinas, i cili nuk e dinte se kush i jepte paratë për të.

Bush përdorte një pseudonim dhe djali, shtatë vjeç kur Bush filloi të paguante për arsimin e tij, nuk kishte asnjë ide se kush ishte ai.

Djali, Timoteo,e mësoi identitetin e Bush vetëm kur u largua nga skema e mbështetjes financiare në moshën 17 vjeçare dhe u habit shumë, tha organizata bamirëse, Compassion International.

Organizata bamirëse zbuloi disa nga letrat e shkëmbyera mes ish presidentit të ndjerë dhe djaloshit filipinas.

“I dashur Timoteo, dua të jem shoku yt i ri”, shkruante Bush në letrën e tij të parë në vitin 2002, duke përdorur si pseudonimin, kombinimin e emrave të tij të parë dhe të tretë.

“Unë jam një plak, 77 vjeç, por i dua fëmijët, dhe megjithëse nuk jemi takuar, unë të dua shumë”, shkroi ai.

“Unë jetoj në Teksas. Do të të shkruaj herë pas here. Paç fat!”-thuhet në njërën prej letrave.