HomeAktualitet

Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm deklaron se Fatmir Xhafaj është në detyrë

Zëdhënësi i ministrit të Brendshëm deklaron se Fatmir Xhafaj është në detyrë

Këtë mbrëmje një portal prano Lulzim Bashës publikoi një lajm të bujshëm, ku përmes burimeve konfidenciale thuhej se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.

Këshilltari i Xhafajt, Ardi Bita në një reagim të shpejtë pas lajmit tha se gjithçka është e rremë.

Bita u kontaktua nga gazetari Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story’, ku tha se sapo kishte dalë nga zyra e ministrit edhe lajmi është i pavërtetë.

“Sapo dola nga zyra e ministrit dhe mund të them që lajmi për dorëheqjen e Xhafajt është i pavërtetë”, ka deklaruar Bita.

Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjithashtu, sipas Partisë Demokratike Agron Xhafaj rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg  në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.