HomeAktualitetDebat

Zelensky do t’i drejtohet me video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet data

Zelensky do t’i drejtohet me video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet data

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensku të martën e javës në vijim do të mbajë fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi.

Zelensky javët e fundit ka dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane.

Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.