HomeAktualitetDebat

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona

Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona

Volodimir Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

“Urime @ediramaal dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, shkruan Zelensky.