HomeAktualitetKryesore

Zeni i “pastër” i Saliut dërgon Rezarta Shkurtën në gjykatë për “njollosje”!

Zeni i “pastër” i Saliut dërgon Rezarta Shkurtën në gjykatë për “njollosje”!

“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”.

Është ky statusi i publikuar nga djali i pastër i Sali Berishës, Zeni, si përgjigje për këngëtaren Rezarta Shkurta, duke e paralajmëruar se do të përballen në gjykatë.

Gjithçka pasi këtë të diel këngëtarja Rezarta Shkurta reagoi ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, pas një postimi të bërë prej tij.

Ish-Kryeministri publikoi një fotografi të bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, teksa e etiketonte si narkotrafikant të lirë.

Berisha shkruante se Ermal Hoxha, “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”.

Ky postim e ka inatosur së tepërmi Rezarta Skurtën bashkëshorten e tij, e cila iu kundërpërgjigj ashpër.

“Mos u merr me nipin e atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit, dhe s’bëri asnjë ditë burg”, shkroi këngëtarja.