HomeAktualitet

Zenit i ka hyrë tmerri dhe flet përçartë: Rama po përgatit lirimin e Izet Haxhisë

Zenit i ka hyrë tmerri dhe flet përçartë: Rama po përgatit lirimin e Izet Haxhisë

Shkëlzen Berisha është trembur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi rigjykimin e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

Sipas tij, pas këtij vendimi qendron Edi Rama, që do të lirojë Izet Haxhinë.

“Pas lirimit te shume krimineleve te tjere, Rama pergatit lirimin e vrasesit te Azemit”, shkruan Shkëlzeni në rrjetet sociale.

Ky i fundit është akuzuar për një sërë aferash nga Izet Haxhia, në të cilat ka qenë vet prezent.

Ardhja e tij në Tiranë tashmë i ka tronditur familjarisht Berishët, pasi mund të thirren në gjykatë për akuzat e ngritura ndaj tyre.(TemA)