HomeAktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut, ndërkombëtarët zbarkojnë në KLP

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut, ndërkombëtarët zbarkojnë në KLP

Mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK po i afrohet fundit, ndërsa sot në orën 09:00 Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen vendimtare për të zgjedhur drejtuesin e ri të strukturës antikorrupsion.

Seanca do të jetë e hapur për mediat dhe do të ndiqet edhe nga përfaqësues të institucioneve kyçe dhe përfaqësues të BE dhe SHBA-së,

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv në mjediset e KLP kanë mbërritur ambasadori britanik në Shqipëri, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve Nancy Vanhorn.