HomeBlog

Zgjedhjet e 30 qershorit: Kreshnik Spahiu nxjerr “zbuluar” Metën

Zgjedhjet e 30 qershorit: Kreshnik Spahiu nxjerr “zbuluar” Metën

Protesta e opozitës ditën e sotme ka nisur me një hov, i cili u ndërpre nga vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Vetë lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar nga protesta se ky vendimi ishte rezultat i vendosmërisë së tyre.

Lidhur me këtë vendim reagoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila deklaroi se nuk ka komunikuar me Ilir Metën, bashkëshortin e saj president, dhe shton se nuk ka ndikim në vendimin që kreu i shtetit mori papritur

Por ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” Kreshnik Spahiu ka ironizuar këtë vendim.

Spahiu shkruan në rrjetet sociale:

“Sot u binda që Presidenti Meta s’kish asnjë lidhje me protestat e gruas! Burrë i fjalës që dha dorëheqje dhe u vetëvra për Shqipërinë , jo për LSI-në.”