HomeAktualitetKryesore

Zgjedhjet/ Zbardhet renditja, si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

Zgjedhjet/ Zbardhet renditja, si do të jenë fletët e votimit në Tiranë, Korçë, Durrës dhe Fier

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka miratuar fletët e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në bashkitë kryesore lista do të jetë si më poshtë për secilin kandidat: Në garën për Tiranën i pari në fletën e votimit do të renditet Arben Skënderi nga Bindja Demokratike ndërsa i dyti do të jetë krybashkiaku aktual Erion Veliaj.

Në fletën e votimit në Durrës me nr.1 do të jetë Valbona Sakollari e Bindjes Demokratike dhe me nr.2 do të jetë Valbona Sako e PS.

Edhe në Korçë i pari në fletën e votimit do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike Leonard Olli ndërsa i dyti krybashkiaku aktual Sotiraq Filo nga radhët e PS.

Përsa i përket qarkut të Vlorës i pari në listë do të jetë krybashkiaku aktual Dritan Leli ndërsa e dyta në listë do të jetë Valbona Mezini. Ndërsa në shumicën e bashkive ku PS garon e vetme lista do të përbëhet vetëm me nga një kandidat.