HomeDosja X

“Zgjidhni kush nga ju do vdesë”! Trondit gazetari i njohur, tregon si i vuri Altin Dardha vëllezërit përpara vendimit fatal, babai i tyre kishte lënë pa sy ‘mbretin’ e Beratit

“Zgjidhni kush nga ju do vdesë”! Trondit gazetari i njohur, tregon si i vuri Altin Dardha vëllezërit përpara vendimit fatal, babai i tyre kishte lënë pa sy ‘mbretin’ e Beratit

Gazetari Ferdinand Dervishi bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Ai ka sjellë një nga krimet më të rënda të famëkeqit Altin Dardha, ku ky i fundit u ka kërkuar dy vëllezërve të zgjedhin se cili prej tyre do të vdesë.

Dervishi u shpreh se Altin Dardha zgjodhi të vrasë një nga vëllezërit për shkak se babai i tyre e kishte qëlluar me çifte dhe i kishte nxjerrë syrin, teksa shtoi se ishte e çuditshme se si vëllezërit zgjodhën shumë shpejt që duhet të jetonte më i riu.

“Historia e vëllezërve ka këtë ngjarje: Në ‘95 babai i atyre, që këta dolën ta grabisin, i qëlloi me çifte dhe i nxori syrin Altin Dardhës. Ai nuk ja harronte këtë. Dhe çfarë ndodh? Në ‘97 kur ky bëhet mbret i Beratit dikush vete i thotë: Këta dy djemtë e atij që të qëlloi ty i ke në Pazar. Kishin dalë të shisnin presha ata, se atje në fshat ku ishin ngujuar, kishin ngelur pa bukë.

Ai shkon, i merr, i çon në kala ku çonte viktimat e veta dhe i thotë shumë i qetë, që unë një nga ju do vras dhe zgjidheni ju cili do vdesë. Dhe ata zgjodhën shumë shpejt, ishit e shumë e çuditshme si vendosën aq shpejt, duhej të jetonte ai më I riu”, tregoi Dervishi.