HomeMetro

Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Zhani Ciko: Parashqevi Simaku mund të kthehet si aktore, historia e saj mund të bëhet film

Maestro Zhani Ciko në emisionin ‘Kjo Javë” në News24 u shpreh se Parashqevi Simaku mund të rikthehet si këngëtare, por edhe si aktore.

Ciko tha se kur të shplodhet, Parashqevi Simakun mund ta shohim jo thjesht si këngëtare por edhe si një aktore.

“Ajo mund të jetë edhe një aktore, mund të xhirojë një film të sajin, për historinë e saj, por edhe të këndojë këngët e repertorit të saj, ose këngë të reja”, tha Ciko.