HomeAktualitetKryesore

Zhdukja e dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Yuri Kim: Presim hapa konkretë, gjeni përgjegjësit

Zhdukja e dosjeve në Kadastrën e Durrësit, Yuri Kim: Presim hapa konkretë, gjeni përgjegjësit

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se mirëpret raportin e Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

“Ne presim hapa konkretë për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri”, shkruan Kim.

Yuri Kim: Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

Ne presim hapa konkretë për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe gjetkë në Shqipëri.

Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE.