HomeAktualitetKronike

Zhdukja e mistershme e biznesmenit Pecorelli në Pukë, mediat italiane nxjerrin detajet e reja dhe hedhin dyshimet e forta: Në makinë vetëm 5% e trupit!

Zhdukja e mistershme e biznesmenit Pecorelli në Pukë, mediat italiane nxjerrin detajet e reja dhe hedhin dyshimet e forta: Në makinë vetëm 5% e trupit!

Detaje të reja kanë dalë nga zhdukja e mistershme e biznesmenit italian në zonën e Pukës. Trupi i tij u gjet i djegur në datën 6 janar brenda makinës së tij në Pukë.

Mediat në Itali shkruajnë se kockat e gjetura në makinë janë njerëzore, por ka shumë mister pasi në mjet është gjetur vetëm 5% e trupit. Për të zbuluar nëse mbetjet kockore i përkasin apo jo Pecorellit do të duhet të bëhet një analizë ADN-je në Itali, duke i krahasuar ato me vëllanë e zhdukur të biznesmenit italian.

Sipas mediave në vendin fqinj Prokurori shqiptar që ndjek hetimet, është infektuar me COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar vonesa në mbledhjen e provave. Atij i duhet të qëndrojë i izoluar të paktën deri ditën e hënë dhe më pas do të kthehet në krye të hetimeve.

E gjithë zhdukja e Pecorellit është e rrethuar me mister, partnerja e tij shqiptare menjëherë pas ngjarjes ka shitur një pjesë të bizneseve në Itali, ndërkohë që ka kërkuar të mbajë vëmendjen e mediave jashtë familjes së saj.