HomeKronike

Zjarr gjigant në fabrikën e bojrave në aksin Tiranë-Durrës. Ministria: Shmangni kalimin e automjeteve në autostradë

Zjarr gjigant në fabrikën e bojrave në aksin Tiranë-Durrës. Ministria: Shmangni kalimin e automjeteve në autostradë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në aksin Tiranë-Durrës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa zjarrfikëse nga Tirana dhe Durrësi si dhe forca policie.

Por për shkak të përmasave të zjarrit, Ministria e Brendëshme u kërkon qytetarëve që të shmangin qarkullimin me automjete në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia informon se ‘një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset’.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)