HomeAktualitetKryesore

Zjarr tek Gjiri i Lalëzit, digjet banesa dhe 5 makina (mos u shqetësoni, Presidenti dhe vila e tij janë shëndoshë e mirë)

Zjarr tek Gjiri i Lalëzit, digjet banesa dhe 5 makina (mos u shqetësoni, Presidenti dhe vila e tij janë shëndoshë e mirë)

Një banesë dhe 5 makina janë djegur në Gjirin e Lalzit, 4 prej të cilave të vogla dhe një furgon si pasojë e një zjarri. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.

Sipas të dhënave paraprake zjarri i rënë në banesë është përhapur me shpejtësi duke djegur më pas edhe makinat që ishin të parkuara.

Pamjet nga vendi i ngjarjes ishin të frikshme, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.