HomeAktualitet

Zjarret që kanë përfshirë vendin, reagon Ambasada Amerikane: Jemi krah për krah me Shqipërinë

Zjarret që kanë përfshirë vendin, reagon Ambasada Amerikane: Jemi krah për krah me Shqipërinë

Ambasada Amerikane ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada konfirmon se është krah për krah me Shqipërinë.

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.

Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019.

Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse.

“Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah”, shkruan Ambasada Amerikane.