HomeAktualitetDebat

“Zjarrëvënia e selisë së PS ka qenë një ndër ngjarjet më të dhimbshme”! Ilir Beqaj flet hapur dhe zbulon kush fshihet pas ngjarjeve të ditëve të fundit

“Zjarrëvënia e selisë së PS ka qenë një ndër ngjarjet më të dhimbshme”! Ilir Beqaj flet hapur dhe zbulon kush fshihet pas ngjarjeve të ditëve të fundit

Ish-ministri Ilir Beqaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar kush fshihet pas protestave të ditëve të fundit, që nga PD e LSI reklamohen si rebelim i të rinjve të zemëruar nga shteti.

Postimi i plotë

Ka një përpjekje të PD-së dhe LSI-së për të orientuar opinionin publik se protestat e ditëve të fundit nuk janë të organizuara prej tyre, por janë shprehje e zemëratës rinore dhe se ato e kanë për detyrë t’i mbështesin.

Zjarrvënia ndaj selisë së PS-së në Shkodër ka qënë nga ngjarjet e dhunshme kulmore në protestat e këtyre ditëve.

Po rradhis disa fakte për të lënë këdo të bëjë vlerësimin e vet.

Protesta e të shtunës në Shkodër u lajmërua që të premten, madje edhe intenerari i saj përfshirë selinë e PS-së.

Vetë kryetarja e bashkisë Shkodër u vu në krye të protestës.

Çfarë duhet të mendojë kushdo që proteston dhe që di se në krye të protestës është dikush që deklaronte para një viti e gjysëm se “Po të kisha edhe unë Molotov do të gjuaja edhe unë me Molotov ….”?

Ja cilët janë disa nga personat e proceduar nga policia për dhunën në protestën e të shtunës në Shkodër:

· Kryetarja e Bashkisë

· Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë

· Nënkryetari i Bashkisë

· Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki

· Polic bashkiak

· Kryetari i FRPD

Atëherë, të rinjtë shkodranë janë të “zemëruar” apo të instrumentalizuar nga Partia Demokratike në Shkodër?

Shkodra është i vetmi qytet ku “zemërimi” rinor nuk ka cënuar (për fat të mirë) zbukurimet e vëna nga bashkia në prag të festave të fundvitit. Si është e mundur që “zemërimi” rinor e ka kudo, përveç Shkodrës, me zbukurimet e fundvitit?

Që në fillim të javës, pa ia kërkuar askush, Sali Berisha riktheu pjesë të retorikës politike mburrjet e tija pse kishte vrarë 4 vetë në 21 janar 2011 dhe keqardhjen që nuk vrau dot më shumë në 22 janar 2011 përfshi edhe vetë Edi Ramën.

Besoj se është e qartë botërisht se kush e frymëzon, organizon, madje edhe realizon dhunën e javës së fundit.