HomeAktualitet

Zjarri në Lushnje: Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët, rreth 40 persona ende të bllokuar në pallatin 12-katësh

Zjarri në Lushnje: Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët, rreth 40 persona ende të bllokuar në pallatin 12-katësh

Forcat zjarrfikëse vazhdojnë betejën me flakët në pallatin 12-katësh në qytetin e Lushnjës, ndërkohë që dyshohet se rreth 40 persona janë ende të bllokuar në apartamentet e tyre.

Zjarri nisi që prej mesditës së sotme (25 dhjetor), ndërsa në mbështetje të zjarrfikësve të qytetit ka ardhur edhe i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës, të cilët po vijojnë punën për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e të gjithë banorëve të pallatit.

Kujtojmë që zjarri fillimisht ka rënë në katin e tretë, i cili po ashtu shërben si qendër tregtare në një dyqan këpucësh që ka qenë i mbyllur.

Deri më tani dhjetëra persona janë dërguar në spital me shenja asfiksimi, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Gjithashtu dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek nga afër situatën për të cilën tha se është shumë serioze.