HomeAktualitetDebat

“Zot i madh, thotë Rama ik dhe ikën vetë”! Kryeministri i kthehet qytetarit në Laç dhe befasohet nga veprimi i tij: Hajde mo, je për të prishur syrin e keq! (Video)

“Zot i madh, thotë Rama ik dhe ikën vetë”! Kryeministri i kthehet qytetarit në Laç dhe befasohet nga veprimi i tij: Hajde mo, je për të prishur syrin e keq! (Video)

Kryeministri Edi Rama po inspekton sot nga afër procesin e rindërtimit në Laç.

Rama u shpreh se janë 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit, që po e bëjnë Laçin më të bukur, më të fortë dhe shumë më të jetueshëm se ç’ishte para tërmetit.

Por gjatë vizitës, kreu i qeverisë u përball edhe me një të ri, i cili mesa duket i ka thënë kryeministrit “Rama ik”.

Edhe pse në pamjet e publikuara nga vetë Rama në Facebook, nuk dëgjohet zëri i personit, kryeministri është ndalur për një moment duke e vështruar. Ndërsa i riu largohet me vrap.

Personat që e shoqëronin kryeministrin dëgjohen të thonë: “Hajde mo hajde, është për të prishur syrin ai”

Ndërsa vetë Rama mes batutave thotë: “Zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”